“Zika Konstruksion” është një kompani ndërtimi, e cila operon në Shqipëri që nga viti 2000, duke qenë e angazhuar në sipërmarrje ndërtimi nga kompani të mëdha ose investitorë të mëdhenj.
Nga viti 2016, “Zika konstruksion” kaloi si një industri individuale, duke u angazhuar në objekte civile, godina banimi, projekte të ndryshme private etj. Kompania jonë ka një fuqi punëtore prej 50 personash, duke përfshirë dhe bordin administrativ, me qendër në Lundër, Tiranë.
“Zika Konstruksion” operon kryesisht në qarkun Tiranë, në të gjitha njësitë e saj administrative, duke zbatuar me përpikmëri legjislacionin dhe kodin e punës të shtetit shqiptar, ndërsa nuk përjashtohet angazhimi dhe në qarqe të tjera të vendit.